Gossip Showbiz

“Po na qëllojnë…” Rihanna rrëfen tmerrin e sulmit me armë në shtëpinë e saj!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur rezidencën e Rihanna në Los Angeles, ku këngëtarja ka përjetuar momente paniku gjatë një sulmi me armë zjarri në fillim të muajit mars.

Sipas dëshmisë së saj, ajo ndodhej në një rimorkio në oborrin e shtëpisë kur dëgjoi zhurma të forta metalike, që më pas kuptoi se ishin të shtëna arme.

Fillimisht nuk e kuptova çfarë po ndodhte, por shumë shpejt e kuptova që ishin të shtëna dhe që ishim në vijën e zjarrit

-është shprehur ajo.

Në një reagim të menjëhershëm, artistja zgjoi partnerin e saj, A$AP Rocky, duke bërtitur:

Po na qëllojnë

Më pas ajo e tërhoqi atë përtokë dhe u shtri edhe vetë, në përpjekje për të shmangur plumbat.

Situata bëhet edhe më alarmante pasi në momentin e sulmit brenda shtëpisë ndodheshin tre fëmijët e çiftit, nëna e këngëtares dhe disa anëtarë të stafit. Fatmirësisht, askush nuk mbeti i lënduar.

Pas incidentit, Rihanna ka marrë masa të shtuara sigurie dhe raportohet se është larguar përkohësisht nga rezidenca e saj në Beverly Hills.

Sipas dokumenteve gjyqësore, artistja kishte marrë më herët edhe kërcënime me vdekje në rrjetet sociale, megjithatë nuk është ende e qartë nëse ato lidhen drejtpërdrejt me sulmin.

E dyshuara për ngjarjen është Ivana Lisette Ortiz, e cila përballet me akuza të rënda, përfshirë sulm me armë zjarri dhe të shtëna në zonë banimi.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe hetimet vijojnë, ndërsa dëshmia e këngëtares mbetet një nga rrëfimet më tronditëse për rrezikun që mund të ndodhë edhe në mes të luksit dhe sigurisë së Hollywood-it.