Rihapet aeroporti i Bergamos, qytetit më të prekur në Itali nga koronavirusi. Fluturimi i parë i kryer sot solli 109 pasagjerë nga Sofja. Pas kësaj, rreth tetëdhjetë vetë hipën në të njëjtin fluturim drejt Bullgarisë. Nuk kishte asnjë problem në administrimin e situatës raportojnë mediat italiane, megjithë kontrollet shumë të rrepta.