Bota

Rikonfirmohet në detyrë shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë do të mbetet në këtë detyrë deri në zgjedhjet e vitit 2020, me kërkesë të Presidentit të SHBA-së. Pas muajve thashetheme e tensione të dukshme mes John Kelly-t dhe Donald Trumpit, të cilat çuan në hipotezën e largimit të shefit të stafit të presidentit, Shtëpia e Bardhë doli me një komunikatë zyrtare që e rikonfirmoi në detyrë Kelly-n.