Gossip Showbiz

Rikthehet në shtëpi Jozi, Amberi dhe G-Bani! Vjen reagimi i Gjestit: “Kingi ju ka në dorë…”

Rikthimi i Jozit, Amberit dhe G Banit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 ka shkaktuar reagime të ndryshme nga banorët, ndërsa Gjesti ka shfrytëzuar rastin për të ngacmuar ata me batutat e tij karakteristike.

Me rikthimin e banorëve të rinj, Gjesti reagoi menjëherë duke thënë:

Hajde ma gjallë ma gjallë, kingi ju ka në dorë edhe iu kthen prap. Prap ju qes jashtë edhe ju bi brenda!

Ky koment, që u prit me të qeshura nga disa banorë, theksoi edhe një herë stilin thumbues dhe vetëbesimin e Gjestit, i cili duket se e shijon dinamiken e lojës dhe momentet e tensionit.

Jozi, Amber dhe G Bani u përzgjodhën nga publiku për t’u rikthyer në shtëpi pas një televotimi.

Fillimisht, Gjesti kishte zgjedhur shtatë banorë si kandidatë për rikthim, ndërsa tre më të votuarit patën mundësinë të rikthehen, por me disa rregulla të reja.

Nëse ata fitojnë çmimin e madh, do të marrin vetëm gjysmën e tij, pra 50 mijë euro dhe vetëm njëri mund të shkojë në finale.