Hashim Thaçi del me propozimin për referendum popullor, për të mbështetur tezën politike të rishikimit të kufijve. Përmes një mesazhi në FB, Presidenti kosovar shkruan se ai ka hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Por thekson se mbështet korrigjimin e kufirit në mënyrë paqësore dhe në favor të Kosovës. Thaçi mendon se mendimi i popullit në referendum është zgjidhja më e mirë për këtë çështje.