Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një seri fotografish të publikuara së fundmi në Instagram, ku shfaqet më provokuese, më e relaksuar dhe më e lumtur se kurrë.
Në disa prej imazheve, artistja shihet duke shijuar pushime tropikale, e veshur me bikini, duke vënë në pah linjat e saj perfekte trupore dhe formën e shkëlqyer fizike. Ambientet plot diell dhe natyrë krijojnë një atmosferë qetësie dhe energjie pozitive, që duket se pasqyron edhe gjendjen shpirtërore të Ritës.
Pak nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Pjesa e parë
-shkroi ajo në mbishkrimin e postimit, një frazë që ka nxitur kureshtje dhe spekulime mes fansave për atë që pritet më pas.
Përveç fotove nga pushimet, Rita ka ndarë edhe momente intime nga përditshmëria e saj, përfshirë seanca relaksuese masazhi, çaste spontane, si dhe një imazh të ëmbël pranë bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi, duke zbuluar një anë më personale dhe romantike të jetës së saj.
Postimi është pritur me mijëra pëlqime dhe komente pozitive, ku ndjekësit e kanë komplimentuar për bukurinë, stilin unik dhe energjinë që përcjell në çdo paraqitje.
Ndërkohë, Rita Ora ka lënë të kuptohet që në fillim të janarit se viti 2026 pritet të jetë i rëndësishëm për karrierën e saj muzikore, duke dhënë sinjale për publikimin e albumit të saj të katërt.
Një detaj që i ka bërë fansat edhe më kuriozë për “pjesën e dytë” të asaj që artistja premton.