Gossip

Rita Ora shokon me deklaratën e saj! “Mund të jem shtrigë, e kam si gjen në familje”

Rita Ora ka rrëfyer një anë krejt tjetër të sajën, duke deklaruar se beson se mund të jetë “shtrigë” dhe se kjo, sipas saj, është diçka që e trashëgon nga familja. 34-vjeçarja tha se ndjen një lloj fuqie mistike që vjen nga gjyshja e saj.

Në një intervistë në podcastin Happy Hour Overheard, Rita u shpreh:

Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për mamin nuk jam e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër.

Ajo e përshkroi edhe dasmën e saj si një përvojë “shpirtërore”, duke treguar se është shumë e lidhur me botën energjetike.

Këngëtarja tha se praktikon rregullisht joga dhe është e fiksuar pas astrologjisë.

Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë, dhe kaq mjafton

– rrëfeu ajo, duke shtuar se beson “100 për qind” në ndikimin e horoskopit.

Sinqerisht, mendoj se duhet të jetë fe më vete. Më pëlqen ideja që shpirtrat mund të të udhëheqin në rrugën tënde.

Edhe përpara se të ngjitet në skenë, Rita ruan një energji të qetë dhe jo tipike për një yll pop-i:

Disa duan muzikë të çmendur, bëjnë shot-e… Unë jo. Jam shumë sportive, bëj pak ushtrime, vendos muzikë relaksuese. Gjithçka është shumë chill.

Ajo kujtoi gjithashtu një takim me një fallxhore, e cila i ka mbetur në mendje:

Më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre… varet nga mënyra si e mban dhe si e mbron.’

Sipas Ritës, ky mesazh e ka bërë të ndryshojë ritmin e jetës:

Dikur nxitohesha shumë. Tani përpiqem të lëviz pak më ngadalë… Reagimet impulsive janë zakonisht ato që më pas i pendohesh.