Për Qeverinë Italiane, përgjegjësit e tragjedisë së Xhenovas kanë emër e mbiemër dhe janë “Autostradat për Italinë”. Zv.Kryeministri Luigi Di Maio thotë se nuk ka justifikime, konçensionari, një prej të mëdhenjve në Europë duhej të merrej me mirëmbajtjen, por nuk e ka bërë. Si gjë të parë, Di Maio kërkoi dorëheqjen e drejtuesve të kompanisë.