Në Tiranë, dy të rinj u shpallën në kërkim nga policia pasi dyshohet se për disa orë rrëmbyen një shtetas 56 vjeç. Në njoftimin zyrtar policor bëhet e ditur se dy shtetas të moshës 28 vjeç me iniciale E.Z dhe E.N, e mbajtën peng për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij. Vijon puna për kapjen e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi për mediat:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5: shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij. Punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.