Bota

Rusi, dënohet me burg lideri i partisë opozitare

Lideri i opozitës në Rusi, Alexei Navalny u dënua me 30 ditë burg nga një gjykatë në Moskë. Navalny mori dënimin për thyerje të ligjit të protestave, për një tubim që ishte mbajtur më 28 janar. Ky dënim ndaj liderit të opozitës vjen vetëm pak ditë para 9 Shtatorit, ku Navalny ka bërë thirrje për një vale të gjerë protestash, kundër reformës së pensioneve, që po përgatit Rusia.