Kallashnikovi nis prodhimin e makinave elektrike. Prodhuesi rus i armëve zbuloi automjetin e ri frymëzuar nga një model i vitit 1970. Mendohet se ky projekt do të rivalizojë Teslën e Elon Musk. Marka e njohur në të gjithë botën për automatikun AK-47, paraqiti prototipin me ngjyrë bojëqiell të quajtur CV-1, në një ekspozitë në Moskë. Mjeti mund të arrijë shpejtësinë 350 km/h kur është i karikuar plotësisht.