Pesë shpërthime kanë goditur një zonë rezidenciale pranë aeroportit ushtarak të Odesës.
Raportohet të ketë disa persona të plagosur.
Një zëdhënës i adimnistratës ushtarake të Odessa, Sergey Bratchuk shkroi në Telegram se mund të jetë një sulm me raketa nga katër nëndetëse.
Ndërkohë është paralajmëruar rikthimi i shtetrrethimit.
“Lotët e Marisë janë gjithashtu një shenjë e vajtimit të Zotit për viktimat e luftës që po shkatërron jo vetëm Ukrainën. Ne jemi të guximshëm dhe le ta pranojmë, po shkatërron të gjithë popujt e përfshirë në luftë. Të gjithë”. Kështu tha Papa Françesku kur priti në audiencë komunitetin baritor “Madonna delle Lacrime”.
Sipas tij lufta jo vetëm jo vetëm që shkatërron vendin që pushtohet, por edhe atë që fiton
“Lufta i shkatërron të gjithë.”, ka thënë ai.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba reagoi pas lajmit se një sulm raketor rus goditi sot Odessa-n, duke e cilësuar objektivin e sulmeve me qëllim terrori dhe se Rusia duhet te cilësohet si një shtet sponsorizues i terrorizmit.
“Objektivi i vetëm i sulmeve me raketa ruse në Odessa është terrori. Rusia duhet të cilësohet si shtet sponsorizues i terrorizmit dhe të trajtohet në përputhje me rrethanat. Pa biznes, pa kontakte, pa projekte kulturore. Ne kemi nevojë për një mur midis qytetërimit dhe barbarëve që godasin qytetet paqësore me raketa”, thuhej në postimin e tij në Twitter.