Donald Trump dëshiron të dëgjohet nga Robert Mueller, prokurori special që heton Russiagate dhe po i shtyn avokatët e tij që të arrijnë një marrëveshje. Kështu raporton New York Times duke nënvizuar se ekipi ligjor i Presidentit amerikan është i shqetësuar për këtë proces. Disa orë më parë edhe Prokurori Mueller tha se është i gatshëm për t’i adresuar pyetjet Trumpi.