Kompania ajrore irlandeze me kosto të ulët “Ryanair” kërkoi sot një ndërmjetësim për zgjidhjen e konfliktit me pilotët irlandezë, në ditën e 4-rt të grevës. 24 fluturime u anuluan sot në nisje apo që kishin si destinacion Irlandën, nga 300 të parashikuara dhe prekën 3 mijë e 500 pasagjerë, të cilëve kompania u ka propozuar zgjidhje alternativë. Deri më tani, “Ryanair” ka zhvilluar dy takime me sindikatën irlandeze, por fatkeqësisht nuk rezultuan të suksesshme.