1874 emigrantë shqiptarë në SHBA mund të dëbohen pas urdhërit të Trump për emigrantët e paligjshëm. Lista është publikuar në Fox News.
Të paktën, kështu tregojnë të dhënat e publikuara nga “Fox News”, duke cituar dokumentin zyrtar të ICE-së të lëshuar në nëntor të vitit që lamë pas. Administrata Trump, e cila mori detyrën këtë muaj, ka nisur një fushatë agresive për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm.
Pas betimit në detyrë, Trump ka premtuar se do të rrisë në mënyrë drastike dëbimet, por po ashtu tha se për disa individë mund të mos jetë e sigurtë që do të rrinë në vendet e origjinës. Por, po ashtu, presidenti Donald Trump njoftoi se administrata e tij planifikon të dërgojë “kriminelët e huaj më të këqinj” në një qendër paraburgimi në Gjirin e Guantanamos, në Kubë.
Në Guantanamo pritet që të ndërtohet një qendër për emigrantët me kapacitet deri 30 mijë persona. Baza detare amerikane në Gjirin e Guantanamos në Kubë, ku tashmë strehohen emigrantë do të jetë e ndarë nga burgu i sigurisë së lartë amerikane për të dyshuarit për terrorizëm dhe do të përdoret për Haitianët dhe Kubanët të kapur në det.