Prodhuesi zviceran i orëve luksoze MB&F shënoi 20-vjetorin e tij me prezantimin e koleksionit të ri Special Projects. Modeli i parë, SP One, përfaqëson në mënyrë të përsosur filozofinë e markës; inovacion pa kompromis dhe qasje artistike në orë-bërje. SP One vjen me rrip klasik prej lëkure viçi, i disponueshëm në ngjyrë kafe ose të gjelbër. Modeli me rrip kafe ka kutinë prej platini, ndërsa versioni me rrip të gjelbër ka kuti prej ari rozë 18 karatësh.

Brenda orës rreh mekanizmi manual me rezervë fuqi 72 orë dhe frekuencë pune 2.5 Hz. Rezistenca ndaj ujit deri në 30 metra siguron besueshmëri shtesë. Çdo detaj shfaq mjeshtëri dore; nga gdhendjet e punuara me dorë, tek skajet e lëmuara të prera me kënd, deri te urat me ngjyrë antraciti, SP One është një bashkim i inxhinierisë së lartë dhe precizionit estetik. Përfundimi i përsosur sjell fiksuesin prej ari të bardhë ose ari roze, në përputhje me materialin e kutisë. Çmimi i orës prej platini është 63,000 franga zvicerane (rreth 67,484 euro), ndërsa ai prej ari rozë është 58,000 franga (62,128 euro).
Seria e re Samsung Galaxy Watch8 pritet të vijë me një formë trupore të re “squircle” (një përzierje mes rrethit dhe katrorit). Kjo është e ngjashme me atë të Galaxy Watch Ultra që u lançua vitin e kaluar. Sipas të dhënave, kjo seri do të përfshijë disa ndryshime të rëndësishme në dizajn dhe funksionalitet. Galaxy Watch8 do të jetë i disponueshëm në dy madhësi, ndërsa Watch8 Classic, do të vijë vetëm në një madhësi të vetme. Pamjet e zbuluara konfirmojnë se modeli do të ketë një trup “squircle”, por me ekran të rrumbullakët, ashtu si Galaxy Watch Ultra.