Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji sot ishte në Gjykatën e Tiranës për çështjen “Babale”. Ai tha se procesi është i montuar dhe prokurorët sot ishin në krahun e trafikantit Agron Xhafaj. Salianji i kërkoi Prokurorisë që të arrestojë për dëshmi të rremë shtetasit Andon Marku dhe Alfred Nushi që sipas tij i dhanë para Fredi Alizotit.