Policia e Igumenicës sekuestroi 18 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek. Një 19-vjeçar përfundoi në pranga. Sipas mediave greke, automjeti ku ndodhej droga vinte nga kufiri i gjelbër, dhe u ndalua në Sajadhe pas informacioneve të dhëna nga policia shqiptare. Për drogën që ishte e ndarë në 26 pako u shpall në kërkim edhe një 28 vjeçar.