Aktualitet

Sekuestrohen 38kg heroinë nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit

38 kg heroinë u sekuestruan nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit. Sasia e drogës ishte fshehur poshtë sediljes së drejtuesit të një kamioni që po imbarkohej në traget për të udhëtuar drejt Barit. Drejtuesi i mjetit u arrestua në flagrancë. Lënda narkotike që kishte destinacion Italinë kap një vlerë mbi 1 milionë euro.