Këngëtarja e njohur amerikane, Selena Gomez, mund t’i thotë “po”-në përfundimtare producentit muzikor Benny Blanco shumë shpejt. Sipas mediave amerikane, çifti pritet të kurorëzojë dashurinë e tyre këtë fundjavë në një ceremoni luksoze në Kaliforni.
Thashethemet u ndezën pas një postimi të fundit në profilin zyrtar të markës së saj “Rare Beauty” në Instagram.

Në video shfaqej një tavolinë e mbushur me produkte grimi, syze të zeza, një çantë dore argjendi dhe një celular ku dëgjohej kënga “Pick It Up” nga Cardi B. Gomez e shoqëroi me mbishkrimin:
Unë gjithë fundjavën
-gjë që shumë fansa e interpretuan si një paralajmërim të ditës së madhe.
Lista e të ftuarve, sipas raportimeve, përfshin emra të njohur si Paris Hilton dhe aktori Martin Short, ndërsa nuk përjashtohet që edhe Taylor Swift të jetë e pranishme.
Vetë Selena ka lënë të kuptohet për lumturinë e saj dy javë më parë në emisionin “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.
E pyetur për përgatitjet, ajo tha:
Është e mrekullueshme. Jam shumë e lumtur. Gjithçka po shkon mirë. Jam shumë e emocionuar.
Shakatë nuk munguan në studio, kur Steve Martin tha me humor:
Jam i sigurt që ftesat tona do të vijnë një ditë
-ndërsa Martin Short ngatërroi me të qeshur Benny Blanco me reperin Bad Bunny.
Kujtojmë se Gomez dhe Blanco u fejuan në dhjetor të vitit të kaluar. Pas një feste beqarie muajin e kaluar, spekulimet për një dasmë dy-ditore në resortin luksoz Montecito janë bërë edhe më të forta.