Showbiz

Selena Gomez zbulon një tattoo të veçantë në projektin e ri muzikor

Ditën e kaluar këngëtarja e famshme Selena Gomez ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të quajtur “Rare”.

Ajo e ka promovuar këtë këngë prej javësh dhe mbrëmjen e kaluar “Rare” u shfaq si premierë në kanalin zyrtar të YouTube.

Në klipin vizualisht shumë të këndshëm këngëtarja 27-vjeçare zbulon edhe tatuazhin më të ri që i shtohet koleksionit të saj të bojrave minimaliste nën lëkurë.

Tatuazhi i Selenës përkon me datën kur ajo ka bërë transplantin e veshkës. Prej vitesh Gomez vuan nga sëmundja Lupus që thuajse i mori jetën.