E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Eva Sinanaj. Ajo ka folur më shumë mbi “Big Brother VIP”, personazhet që marrin pjesë në këtë reality show, si dhe për fitoren e Selin…
Në lojën e njohurive brenda shtëpisë së “Big Brother”, Selin nuk dinte sa vite kishte një shekull dhe kjo bëri bujë të madhe. Ti si e shikon këtë?
Ky nuk është një detaj që i përket një individi të caktuar. Ky është një produkt i shoqërisë dhe i mirëfunksionimit të institucioneve, sidomos edukative, në realitet. Por tek e fundit, pse duhet t’i dinë të gjitha? Pse të gjithë ne duhet të kemi arsim të përgjithshëm? Ne të rriturit, ne të gjeneratës tjetër, jemi pak të mërzitshëm, jemi pak besdisës dhe jemi pak moralizues shumë të mëdhenj. Por realiteti tregon tjetër gjë dhe ne duhet ta pranojmë realitetin. Ajo nuk ishte aty në një konkurs inteligjence, nuk ishte aty në një konkurs historie, apo një konkurs matematike. Ajo ishte aty për atë që ajo përfaqëson. Nuk dua ta justifikoj, por ca gjëra duhet t’i pranojmë. Sepse ndoshta realiteti apo brezi ka të këqija më të mëdha se sa kaq. Kështu që unë do të doja që kjo gjeneratë por jo vetën, të jetë pak më e ditur. Dija nuk del nga moda, është një ndër armët që njeriu ia jep vetë vetes dhe e bën atë që të mos përkulet përpara askujt. Kështu që, se jemi më të dijshëm nuk është turp.