Rajoni

Serbët e veriut nuk do të shpallin nesër autonominë

Serbët e Kosovës duket të jenë tërhequr nga paralajmërimi për të shpallur nesër autonominë e veriut, nëse sot nuk dorëzohej draft-statuti për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Marko Gjuriç thotë se ata vendosën të dëgjojnë apelin e Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe nuk do t’iu përgjigjen provokimeve. Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë mori pjesë në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur sot në Beograd nga Vuçiç. Mbledhja që zgjati rreth 2 orë e gjysmë, pason letrën që Presidenti iu dërgoi serbëve të Kosovës, ku iu kërkonte të ruajnë qetësinë e të mos shkaktojnë trazira.