Rajoni

Serbi, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Situata në Kosovë, vë në lëvizje Beogradin. Prej rreth një ore, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në fokus janë diskutimet lidhur me mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë. Për Vuçiçin, sot është një ditë me axhendë të ngjeshur. Për në mesditë u njoftua një takim me Patriarkun e Kishës Serbe, Irinej.