Rajoni

Serbia kritikon Izraelin

Serbia shpreh qefmbetje ndaj Izraelit. Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç shprehu zhgënjim pasi 3 avionë luftarakë izraelitë morën pjesë në manifestimet tradicionale në Kroaci në përvjetorin e 23-të të operacionit ushtarak Stuhia. Gjatë këtij operacioni që ka zgjatur katër ditë, ushtria kroate riktheu kontrollin territorial në pjesët e marra nga serbët në fillim të Vitit 1991. Ambasada e Izraelit në Beograd tha se prezenca e avionëve izraelitë në këtë ceremoni, lidhet vetëm me blejen e tyre nga Kroacia.