Celebrities Gossip Music Showbiz

Shakira rrëzohet në skenë gjatë koncertit, këngëtarja e kthen në performancë/VIDEO!

Shakira po bën një rikthim të fuqishëm në skenë me turneun e saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, i cili filloi në shkurt. Gjatë koncertit të saj më 20 maj në Montreal, një moment viral pushtoi internetin kur Shakira rrëshqiti dhe ra në mes të performancës gjatë “Whenever, Wherever”. Por superylli 48-vjeçar e shndërroi incidentin në një spektakël, duke buzëqeshur, duke u rrokullisur me elegancë dhe duke vazhduar sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Më shumë shfaqje janë planifikuar të mbahen në SHBA, Amerikën Latine, ndërsa më vonë edhe në Europë.

Ndërkaq pothuajse tre vjet pas ndarjes nga Gerard Piqué, ylli i muzikës pop ka pranuar se ende nuk e ka rindërtuar plotësisht veten pas tradhtisë së ish-partnerit të saj. Gjatë turneut të saj në Amerikën Latine, këngëtarja kolumbiane u shpreh në një intervistë se procesi i shërimit është i gjatë dhe se ajo ka gjetur ngushëllim përmes muzikës. “Shërimi kërkon vite dhe unë e kam hequr një barrë të madhe nga shpatullat e mia. Ky është mënyra ime për të ‘lëpirë plagët’, si një ujk që shërohet dhe e bëj këtë përmes shkrimit. Disa mund ta shohin si diçka pozitive, të tjerë ndoshta jo, por unë jam përgjegjëse për veten time, për mirëqenien time dhe për fëmijët e mi”-tha Shakira për N+.

E pyetur nëse ende qan, pas deklaratës së saj të famshme “Gratë nuk qajnë më”, ajo u përgjigj: “Vetëm për arsye të nevojshme.” Sipas saj, dikur gratë mësoheshin të fshehnin dhimbjen, por tani ka ardhur koha të jenë të sinqerta me veten.

Duhet ta shndërrosh, duhet ta sublimosh. Gjithë zemërimin dhe dhimbjen që kam ndjerë në një moment e kam kthyer në kreativitet dhe produktivitet, për të qenë në gjendje të rindërtoj veten. Ne jemi mësuar të fshehim ndjenjat, sidomos në epokën e rrjeteve sociale, ku të gjithë përpiqen të tregohen të lumtur. Por është e rëndësishme të pranojmë edhe vulnerabilitetin, sepse kjo na bën të fortë.