Këngëtarja kolumbiane Shakira po shënon një tjetër kulm në karrierën e saj të jashtëzakonshme. Turneu i saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran” është shpallur si performanca muzikore live me fitimet më të larta për muajin mars, sipas Billboard Boxscore.
Suksesi erdhi kryesisht nga koncertet në Meksikë, ku artistja me origjinë nga Barranquilla performoi shtatë herë në stadiumin GNP Seguros në Mexico City. Rreth 400 mijë fansa ndoqën spektaklet e saj, duke i sjellë këngëtares fitime prej rreth 40 milionë eurosh.

Pas triumfit në Meksikë, Shakira po përgatitet të pushtojë edhe Amerikën e Veriut. Turneu i saj do të vijojë në SHBA dhe Kanada, duke nisur më 13 maj në stadiumin Bank of America në Charlotte, dhe do të zgjasë deri më 30 qershor, me ndalesën finale në Oracle Park në San Francisko.
Ndërkohë, këtë vit shënohen edhe 20 vjet nga publikimi i hitit të saj të pavdekshëm “Hips Don’t Lie”, pjesë e albumit “Oral Fixation Vol. 2”, kënga më e transmetuar e Shakirës në Spotify deri më sot.
Këngëtarja vazhdon të bëjë histori, duke dëshmuar se nuk ka ndërmend të ndalet.