Gossip

Shakira surprizon me deklaratat e reja për Piqué-n: “Ndoshta gjithçka ndodhi për…”

Kanë kaluar mbi tre vjet nga momenti kur Shakira dhe Gerard Piqué njoftuan ndarjen e tyre përmes një deklarate të shkurtër, duke kërkuar privatësi dhe duke theksuar se fëmijët mbeteshin prioriteti i tyre.

Por ajo që nisi si një ndarje e qetë u kthye shpejt në një nga historitë më të përfolura të dekadës, duke pushtuar titujt ndërkombëtarë dhe rrjetet sociale.

Pas ndarjes, Shakira shënoi suksese të njëpasnjëshme muzikore, duke thyer rekorde dhe duke ndikuar emocionalisht te miliona njerëz që e gjetën veten në tekstet e saj.

Muzika e saj u shndërrua në një lloj katarsisi kolektiv dhe rrugë shërimi, një proces që vetë artistja e përshkruan sot si një “transmutacion”.

Në intervistën e saj më të fundit për prezantuesin argjentinas Marley në programin “Por el mundo”, Shakira tregohet më reflektive se kurrë.

Ajo pranon se kjo periudhë sfiduese i ka zbuluar miq të vërtetë dhe një lidhje të thellë me publikun e saj, një “histori e gjatë dashurie”, siç e quan vetë.

Në një moment të papritur, që bëri bujë te fansat, këngëtarja foli me tone të buta edhe për ish-partnerin Gerard Piqué, duke dhënë shenja se raporti i tyre ka kaluar në një fazë më të qetë.

Shakira rrëfeu se procesi i kanalizimit të dhimbjes dhe frustrimit në muzikë jo vetëm e ndihmoi të shërohej, por u kthye në një energji që frymëzoi të tjerët.

Mendoj se kjo ishte pjesa më e bukur: miqësia dhe zbulimi i njerëzve që kam pranë. Dhe publiku… kjo është ndoshta historia më e gjatë e dashurisë që kam pasur

-tha ajo me humor.

Artistja shtoi se shpesh pyet veten nëse gjithçka që ka kaluar ka qenë pjesë e një plani më të madh.

Ndoshta kjo ishte ajo që duhej të jetoja. Ndoshta njerëzit e tjerë mund të shihnin veten te përvojat e mia, dhe gjithçka u bë karburant për këtë motor që u ndez dhe ende punon.

Shakira theksoi se çdo përvojë, sado e vështirë, mbart një mësim. Ndërsa ndarja e historisë së saj me publikun nuk ka qenë vetëm një mënyrë për të shëruar veten, por edhe një formë mbështetjeje për ata që po kalojnë situata të ngjashme.

Deklaratat e saj të fundit tregojnë një Shakirë më të qetë, më të reflektuar dhe dukshëm më të pajtuar me të kaluarën, duke surprizuar fansat me tonin e ri që ka marrë rrëfimi i saj për ndarjen e famshme.