Bota

SHBA dërgon 125 trupa ushtarake në Kosovë

SHBA do të dërgojnë të tjera trupa në Kosovë. Një kontigjent prej 125 ushtarësh të batalionit për sulme me helikopterë të Gardës Kombëtare të shtetit amerikan Tenesi do të dislokohen vitin e ardhshëm atje. Ata do të shërbejnë në Kosovë për 11 muaj dhe do t’i ofrojnë ndihmë KFOR-it në ruajtjen e paqes. Ushtria Amerikane është e pranishme në Kosovë prej më shumë se dy dekadash.