Aktualitet

SHBA-ja më e prekura nga Covid-19, deri tani mbi 1 milionë e 400 mijë infektime

Në të gjithë botën shifra e viktimave nga Covid-19 i kaloi 308 mijë personat. Rreth 4 milionë e 550 mijë raste janë të konfirmuara deri më tani sipas të dhënave të fundit të universitetit amerikan “Johns Hopkins”. Shtetet e Bashkuara janë më të prekurat me 1 milionë e 400 mijë infektime, ndërsa rreth 88 mijë vetë kanë ndërruar jetë. Rusia është e dytë për rastet e e ndjekur nga Britania e Madhe. Sa i përket viktimave, Britania është e dyta me mbi 34 mijë e pasuar nga Italia me rreth 32 mijë.

Presidenti Amerikan deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të rihapen, me apo pa vaksinë, ndërsa publikoi planet për goditjen e kosonavirusit deri në fund të vitit. Donald Trump e lidhi projektin e vaksinës me përpjekjet gjatë luftës së dytë botërore për të prodhuar armën e parë bërthamore. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri të qartë se edhe pa një vaksinë, amerikanët duhet të fillojnë të kthehen në jetët e tyre normale. SHBA është më e prekura në botë nga pandemia.