Bota

SHBA-ja sanksione ndaj 2 ministrave turq

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj ministrave të Drejtësisë dhe të Brendshëm të Turqisë lidhur me çështjen e një pastori amerikan që po gjykohet nën akuza për terrorizëm. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Andreë Brunson është një viktimë e vëmendjes së padrejtë që po i kushtohet nga qeveria e Turqisë. Pastori amerikan i cili drejtonte një kishë protestante në Izmir, u vu nën arrest shtëpiak javën e kaluar pas gati dy vjetësh burgim.