Ndërtimi i rrugës pranë Manastirit të Deçanit dhe mungesa e rezultateve në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit janë dy çështje që shqetësojnë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. Antonio Guterres përshëndet vazhdimin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së. SHefi i OKB-së thotë se dialogu ofron mundësi të reja për të nisur procesin e zgjidhjes së dallimeve shumëvjeçare, që është thelbësore për çdo zgjidhje praktike.