Ylli i rrjeteve sociale Nick DiGiovanni u bashkua me Dunkin’ për të shënuar rekordin botëror Guinness për kafen më të madhe ‘latte’ të akullt në botë. DiGiovanni, një kuzhinier dhe influencues i rrjeteve sociale me tituj të shumtë të rekordeve botërore Guinness, mbushi një filxhan 3 metra të gjatë për të shënuar rekordin. Guinness World Records konfirmoi se pija ishte latte më e madhe e akullt në botë. Ajo më pas u shpërnda në gota më të vogla dhe iu shërbye më shumë se 300 punonjësve në zyrën e korporatës së Dunkin në Massachusetts.