Aktualitet

Sherr me thika në një gjimnaz të Kamzës, dy nxënës të plagosur!

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në gjimnazin “Ibrahim Rugova”, në Kamëz. Dy nxënës mbetën të plagosur me thikë jashtë ambienteve të shkollës, pas një konflikti.

Po ashtu bëhet me dije se nxënësit që kanë mbetur të plagosur nga goditjet me thika janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, në kryeqytet.

Dy 16-vjeçarët me inicialet A.L. dhe B.T. aktualisht ndodhen në sallën e urgjencës dhe po ekzaminohen nga mjekët. Vetëm pas daljes se mjekëve do të bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore.