Big Brother VIP Albania 5 ka nisur pa asnjë minutë qetësi. Që në mëngjesin e parë, tensionet kanë shpërthyer mes banorëve, të cilët kanë hyrë në shtëpi me një objektiv të vetëm: fitimin e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.
Përplasja e parë e fortë ka ardhur mes Ilirit dhe Kristit, pas sfidës së “Bajames”, e cila i dha Kristit të drejtën për të ndarë krevatet në shtëpi.
Vendimi i tij nuk është pritur mirë nga Iliri, i cili reagoi ashpër, duke u shprehur se nuk pranonte të flinte në një krevat me një mashkull tjetër.
Situata u tensionua shpejt dhe debati mes dy banorëve eskaloi në tone të ashpra, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në shtëpi.
Profesor Kristi
-iu drejtua Iliri me ironi.
Kristi u përpoq të ruante qetësinë, duke kërkuar të shprehte mendimin e tij:
A mund ta shpreh mendimin të lutem? Pse nuk më dhe një mundësi ta sheshonim?
Por Iliri vijoi me akuza:
Ti me këtë qetësinë tënde dhe me këtë buzëqeshjen tënde helmuese… je shumë i vogël. Sa të hapësh gojën, unë të kuptoj. Ti harroje, më dëgjo mua. Ti jep tip që ta fut edhe qesh, skuth. Skuthët janë kështu.

I habitur nga fjalët, Kristi reagoi shkurt:
Skuth jam unë?
Debati ka ndezur menjëherë rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe, duke komentuar ashpër sjelljen e banorëve që në ditën e parë. Një gjë është e sigurt, se Big Brother VIP Albania 5 premton drama, përplasje dhe tension që në start.