Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 11:15 në qytetin e Shkodrës. Informacionet e para flasin për një viktimë dhe një të plagosur rëndë. Paraprakisht raportohet se një djalë qëlloi me armë zjarri të dashurën dhe më pas i dha fund jetës duke vrarë veten.
Vajza, për të cilën për momentin nuk ka shumë detaje u dërgua në spital me plumb në kokë e ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Krimi ndodhi në zonën e njohur si fusha e druve, në lagjen “Mark Lula” të qytetit verior, brenda një automjeti. Policia e Shkodrës ndodhet në vendngjarje dhe po sekuestron kamerat e sigurisë pranë në zonën atje. Arma e krimit u gjet.