Politikë

Shkodër, Basha: Aksion radikal politik deri në largimin e Ramës!

Partia Demokratike nisi nga Shkodra takimet me strukturat lokale në vijim të fushatës së saj kundër qeverisë. Kryedemokrati Lulzim Basha tha se opozita do të ndërmarrë një aksion radikal politik. Ai theksoi se Opozita do të ketë prioritet luftën kundër krimit që Basha e sheh të lidhur me njerëz të pushtetit. “Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej ketij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka”.