Një ish agjent i CIA-s pretendon se ka vrarë këngëtarin Bob Marley. Bill Oxley po rishkruan historinë e vdekjes së legjendës së reggae. Ai tha se i dhuroi një palë këpucë të infektuara me viruse e baktere këngëtarit, që e sëmurën direkt. Marley vdiq në moshën 36-vjeçare pas një beteje katërvjeçare me kancerin e lëkurës. Rrëfimi i ish agjentit të CIA-s përputhet me gjetjet e shkencëtarëve britanikë, që zbuluan se melanomat që shkaktuan vdekjen e ikonës xhamajkiane, nuk u shkaktuan nga dielli.