Top Albania Radio Special

Shpat Deda tregon se si erdhi ideja për të krijuar albumin “Hajde n’Ballon” në një zhaner ndryshe…

I ftuar në këtë episod tjetër të “Top Albania Radio Special” me Erma Micin dhe David Priftin ishte Shpat Deda i cili prezantoi projektin e tij më të fundit por edhe duke treguar se si erdhi ideja për këtë album. Një “EP” me 5 këngë që titullohet “Hajde n’Ballon”…

Po filloj të flas pak procesin dhe për idenë e krijimit të këtij albumit “EP” “Hajde n’Ballun”. Po mundohem të identifikoj disa faktorë, por i pari është dashuria që unë kam  për muzikën “Neo Soul”, këtë zhaner. Është një muzikë që e kam dëgjuar shumë dhe më pëlqen, kam dëgjuar Di Angelo, Erykah Badu edhe artista të rinj si Jordana që tani janë duke bërë edhe gjëra të tjera me “Neo Soul” dhe më pëlqejnë. Në natyrën time si muzikant e di që fle ky zhaner, por thjesht nuk jam futur shumë thellë deri sot dhe e dija që kishte ardhur momenti që të bëja një album, ose një material në këtë zhaner por erdhi momenti tani në këtë album.

Faktori i dytë shumë i rëndësishëm ka qenë edhe dëshira që të bëj një album ‘live’. T’i xhiroj si koncert me një kamer edhe për këtë jam inspiruar shumë në fakt prej koncerteve të “Tiny Desk” që janë disa komcerte të cilat unë i shoh shumë. Siç është koncerti i Anderson Park, Mac Miller koncerti i Paco Amoroso, H.E.R, Tomish ka shumë koncerte, të bandave fantastike që kanë bërë muzikë. Në fakt kur luhet muzika live është tjetër shkëmbim energjie që ndodh mes muzikantëve dhe unë kam pasur qejf që atë energji ta realizoj në një album. Prandaj edhe jam inspiruar edhe e kam pasur dëshirën të realizoj albumin ‘Hajde n’Ballon’ të jetë komplet ‘live’.