Celebrities Lancio Music

“Njerëzit janë duke bërë muzikë me një ‘click'”/Shpat Deda: Kurrë nuk mund të zëvendësohet performanca live…

I ftuar në këtë episod të fundit të “Lancio” me Erma Micin dhe Sofi Kotepano ka qenë Shpat Deda. Së fundmi ka sjellë albumin e tij më të ri EP në një zhaner të ri siç është Neo Soul. Shpati ka treguar se si lindi ideja për të bërë një album në këtë zhaner muzikor dhe përse zgjodhi këtë formë për të prezantuar projektin e tij…

EP-ja jote e fundit “Hajde n’Ballon (Live EP)” vjen në format live dhe në zhanerin neo-soul. Pse zgjodhe pikërisht këtë formë për ta prezantuar këtë projekt?

Spese është diçka që unë bashkë me shoqërinë time mund ta bëj dhe mendoj se është e rëndësishme që të ruash performancën live, në një botë që po shkon drejt inteligjencës artificiale. Sepse njerëzit janë duke bërë muzikë me një ‘click’, por unë mendoj që kurrë nuk mund të zëvendësohet performanca live. Plus gjatë regjistrimit të këngëve kur e ke edhe band-in aty dhe krijohet muzikë nga të gjithë bashkë, ndodh një magji ‘extra’. Unë i dëgjoj shumë formatet ku kanë edhe band-et live, më shumë më pëlqen ta dëgjoj live sesa të dëgjoj albumin. Gjithmonë ka një lloj veçantie tjetër, ka një fuqi më të madhe, kështu që jam inspiruar prej asaj dhe kam dashur ta bëj, më ka ardhur si ide dhe më duket se ka funksionuar shumë mirë (qesh).