Edhe Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan. Kjo e mërkurë mund të cilësohet si një ndër ditët më të nxehta të kësaj vere, ku temperatuarat kanë shkuar deri në 36 gradë. Temperatura më e lartë është shënuar në Vlorë 36.3°C, por prezenca e lagështirës prej 60%, ka bërë që temperatura të ndjehet 48°C. Përjashtim bën ekstremi verior i vendit ku në mbrëmje priten reshje të izoluara shiu. Temperaturat variojnë në zonat malore 19-32 gradë, në vendet e ulta 25-36 dhe në bregdet 27-38 gradë celcius.