Shqipëria ka një burg më shumë. Është fjala për vendin e vuajtjes së dënimit në Reç të Malësisë së Madhe. Ky institucion është ndërtuar me bashkëfinancimin e BE-së me një vlerë prej 14.37 milion Eurosh dhe Qeverisë Shqiptare me 4 milion Euro. Burgu i Reçit ka një kapacitet prej 780 vendesh për të dënuari e të paraburgosur. Pritet që me hapjen e tij të këtë lehtësim mbipopullimi në burgje.