Pezullimi i punës në gjykata pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, preku edhe seancën gjyqesore ndaj Erion Veliajt, e parashikuar të mbahej sot. U vendos shtyrja për më 21 tetor, ora 09:00 për të vendosur nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.
Në një dosje me 30 të pandehur, kryebashkiaku i shkarkuar Erion Veliaj akuzohet nga SPAK-u për korrupsion e pastrim parash dhe çështja është në seancë paraprake. Dje, Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili vendosi datën 9 nëntor për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë. Në njoftimin zyrtar u bë e ditur se “vendimi u mor njëzëri”.
Ndërkaq, padia e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, më 31 tetor 2025 kalon në seancë plenare publike.
Por, çfarë do të thotë vendimi i pezullimit të dekretit të presidentit Begaj? Për Tiranën, Gjykata Kushtetuese urdhëron të mos ketë zgjedhje lokale. Më herët, avokatët e Veliajt iu referuan si shkelje të rëndë kushtetuese, dekretimit të datës së zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë.
Po në Kushtetuese, Veliaj ka kundërshtuar edhe shkarkimin nga detyra si kryebashkiak. Sipas tij, mosparaqitja në detyrë lidhet me pamundësinë për shkak se është i paraburgosur. Në një dosje me 30 të pandehur, Erion Veliaj akuzohet nga SPAK-u për korrupsion e pastrim parash dhe çështja është në seancë paraprake.
Sali Berisha u shpreh i kënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pezullimin e dekretit të presidentit për zgjedhjet në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, kryetari demokrat e quajti “vendim në mbrojtje të Kushtetutës”.