Shtypi gjerman i kushton vëmendje zhvillimeve në Ballkan. Gjermania nuk mbështet këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një artikull debatit aktual për kufijtë në Ballkan. Nën titullin “Zgjidhje kreative për Ballkanin”, gazeta nënvizon, se Serbia dhe Kosova po diskutojnë për këmbim të territoreve. Ka disa partnerë që e shohin me përmbajtje këtë propozim, por rezistencë vjen nga kancelarja gjermane, thuhet në artikull. Thaçi nga ana e tij shtoi se ‘koha për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është tani’. Komisioneri Hahn ëndërron për një ‘moment historik’. Por Frankfurter Allgemeine Zeitung e drejton vëmendjen edhe tek rreziqet e planeve të tilla, që mund të sjellin një reaksion zinxhir të pakontrolluar në Ballkan. “Wolfgang Ischinger, kreu i Konferencës së Sigurisë në Mynih paralajmëron nga hapja e ‘kutisë së Pandorës’.