Carl Dean, bashkëshorti i ikonës së muzikës country, Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Dean, i cili ishte shumë privat gjatë martesës së tij gati 60-vjeçare me Parton, vdiq në Nashville, Tennessee. “Karl dhe unë kaluam shumë vite të mrekullueshme së bashku. Fjalët nuk mund të bëjnë drejtësi për dashurinë që kemi ndarë për më shumë se 60 vjet. Faleminderit për lutjet dhe simpatinë tuaj”-thuhet në deklaratën e Parton. Këngëtarja e “9-5” u takua me Deanin jashtë një lavanderie ditën e parë që mbërriti në Nashville si një këngëtare aspiruese 18-vjeçare.

Parton, 79 vjeçe, kujtoi takimin e tyre të parë, duke thënë: “Isha e befasuar, më shikonte fytyrën (një gjë e rrallë për mua). Ai dukej se ishte vërtet i interesuar të zbulonte se kush isha dhe për çfarë isha”. Dy vjet më vonë, më 30 maj 1966, çifti shkëmbyen betimet në një ceremoni private në Ringgold, Georgia. Gjatë gjithë martesës së tyre, Dean mbeti jashtë syve të publikut, duke zgjedhur në vend të kësaj të fokusohej në biznesin e tij të shtrimit të asfaltit në Nashville.
Megjithëse ai qëndroi kryesisht jashtë vëmendjes, Dean vazhdoi të ndikojë në punën e Parton, veçanërisht duke frymëzuar hitin e saj klasik “Jolene”. Marrëdhënia e Parton-it dhe Dean-it mbeti një mister aq i madh saqë filluan thashethemet se ai nuk ekzistonte por Parton bëri shaka për këtë. “Shumë njerëz thonë se nuk ka Carl Dean, se ai është thjesht dikush që kam krijuar për të mbajtur njerëzit e tjerë larg meje”-tha ajo për ‘Associated Press’ në 1984. Parton dhe Dean nuk kishin fëmijë së bashku. Ai ka lënë pas vëllezërit e tij, Sandra dhe Donnie.