I ftuar në Top Albania Radio në “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin ka qenë Dr.Panajot Papa. Ai është Doktor i Kirurigjisë Plastike Rikonstruktive dhe Estetike. Papa foli për flokët, mirëmbajtjen e tyre, mbjelljen si dhe shkaqet e rënies së tyre…
Substancat e tjera si xheli, llaku i flokëve që përdorin për të stiluar, e dëmtojnë flokun?
Në sasi jo të madhe nuk e dëmtojnë. Në momentin që ne arrijmë dhe vendosim sasi ose një produkt që mund të jetë shumë ekstrem, do të thotë që ne arrijmë të bllokojmë pjesën e bulbit të flokut, atëherë bllokojmë edhe vaskularizimin dhe aty deri diku në momentin që neve flemë bashkë me atë produkt, ai produkt në vetvete e bën le të themi më problematik zonën e bulbit dhe e tërheq ose gjatë natës për shembull nëse ne nuk e shpërlajmë atë produkt mund të krijojë problematika. Pra duhet ta respektojmë flokun në vetvete që dhe ai të na respektojë.