Celebrities Gossip Showbiz

Si është në të vërtetë marrëdhënia mes Prince William dhe Prince Harry?!

Princi William dhe Princi Harry zbuluan para disa ditësh statujën në nder të Princeshës Diana në ditëlindjen e saj të 60-të. Familja Mbretërore organizoi me këtë rast një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që dikur ishte dhe rezidenca e Dianës.

Harry, i cili jeton në SHBA me gruan e tij, dukeshën e Sussex, Megan Markle, dhe dy fëmijët e tyre, mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar javën që lamë pas në mënyrë që të përfundonte karantinën e tij përpara ngjarjes së të enjtes së kaluar.

Ndërkohë që të gjithë po shpresonin për një pajtim mes dy vëllezërve, pasi gjatë ceremonisë u duk se të gjitha mosmarrëveshjet ishin sheshuar, duket se gjërat nuk duken të jenë aq paqësore dhe të qeta mes tyre.

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se dy princat mezi folën me njëri-tjetrin dhe kaluan vetëm 20 minuta në të njëjtën dhomë pas ceremonisë.

Mesa duket vëllezërit janë ende në luftë me njëri-tjetrin dhe burime pranë çiftit thanë për revistën “Mirror” se është pothuajse e pamundur që familja t’i besojë sërish Harry-t.

Rikujtojmë se gjatë një interviste të realizuar në mars me Oprah Winfrey, Harry dhe Meghan hodhën akuza të rënda ndaj Familjes Mbretërore. Sipas një burimi është thënë se:

Disa anëtarë të familjes nuk mund të besojnë atë që ai (Harry) ka bërë.

Thuhet se Princi William është më mosbesues për të punuar me vëllanë e tij të vogël.

William heziton t’i besojë Harry-t dhe se bisedat private mes tyre mund të qëndrojnë private.