Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi në ritakimin mes Princ Harry dhe Princ William?!

Dy vëllezërit e familjes Mretërore, Princi Harry dhe Princi William, u bënë bashkë ditën e djeshme në nder të nënës së tyre të ndjerë, princeshë Diana. Në datën 1 korrik, që përkon me ditëlindjen e 60-të të saj, vëllezërit u bashkuan në Pallatin Kensington për të zbuluar një statujë të Princeshës së Uellsit. Ata u shprehën:

Sot ne kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj, cilësitë që e bënë atë një forcë për të mirën në të gjithë botën, duke ndryshuar jetë të panumërta.  Çdo ditë, urojmë që ajo të ishte akoma me ne dhe shpresa jonë është që kjo statujë të shihet përgjithmonë si një simbol i jetës dhe trashëgimisë së saj.

Harry dhe William, të cilët nuk janë parë së bashku që nga varrimi i gjyshit të tyre princ Philip në muajin prill, njoftuan për herë të parë për këtë ceremoni në vitin 2020.

Statuja u porosit për të shënuar përvjetorin e njëzetë të vdekjes së saj dhe për të njohur ndikimin e saj pozitiv në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithë botën. Ne shpresojmë që statuja të ndihmojë të gjithë ata që vizitojnë Pallatin Kensington të reflektojnë mbi jetën e nënës sonë dhe trashëgiminë e saj.

Në fund të qershorit, Harry fluturoi vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe foli hapur për nënën e tij në intervistën bombë me Oprah Winfrey, e cila u transmetua muajin mars. Sa i përket asaj se si Diana do të reagonte ndaj largimit të tij nga jeta mbretërore, Harry tha:

Unë mendoj se ajo do të ndihej shumë e zemëruar me mënyrën sesi kjo gjë është skandalizuar dhe shumë e trishtuar. Por në fund të fundit, gjithçka që ajo do të dëshironte është që ne të jemi të lumtur.

Rikujtojmë se, sipas disa burimeve Kate Middleton dëshironte që t’i qetësojë gjërat mes dy vëllezërve dhe synonte ta bashkonte familjen.