Sërfisti australian Dale Kittow po bënte sërf në plazhin Cheynes në Australinë Perëndimore kur një peshkaqen u vërsul drejt tij, duke e bërë të vepronte shpejt dhe të përdorte dërrasën e tij të sërfit për të shmangur grabitqarin. “Sapo u ula në dërrasën time dhe ai më rrethoi disa herë përpara se të më sulmonte”-tha Kittow, 37 vjeç.
“Unë u hodha nga pjesa e pasme dhe e shtyva dërrasën në fytyrën e tij dhe u përlesha pak me të”-shtoi ai. Megjithëse Kittow ishte në gjendje të ruante pjesën e kafshuar të dërrasës si kujtim, pjesa tjetër e saj u konfiskua nga Departamenti i Industrive Primare dhe Zhvillimit Rajonal për të hetuar më tej sulmin.
Ndërkaq, më shumë se gjysma e peshkaqenëve dhe peshqeve të llojit rays në Mesdhe rrezikohen të zhduken si pasojë e peshkimit, krizës klimatike dhe ndotjes, sipas një studimi të Institutit Cavanilles të Universitetit të Valencia-s. Agjencia spanjolle e lajmeve EFE, duke iu referuar raportit tha se:
Peshkaqenët dhe rays, të cilët luajnë një rol themelor në rregullimin e ekosistemeve detare duke qenë se ata kontrollojnë popullsinë e gjahut të tyre, janë shumë të cënueshëm ndaj aktiviteteve njerëzore për shkak të rritjes së tyre të ngadaltë, pjekurisë së vonë dhe numrit të vogël të pasardhësve.
Rreziku i zhdukjes kërcënon funksionimin e ekosistemeve detare. Megjithëse peshkaqenët dhe rays nuk janë në shënjestër të peshkimit në Detin Mesdhe, ata kapen rastësisht, kështu që, për të siguruar ekzistencën e tyre nevojitet një menaxhim më i mirë i popullatave të tyre.