Health & Beauty Lifestyle

Si të humbasim peshë pa bërë dieta drastike?!

Rikthimi në formë nuk do të thotë aspak të futesh në dieta të rrepta e torturuese. Përkundrazi, sekreti për të rënë në peshë në mënyrë të shëndetshme dhe afatgjatë është ekuilibri: të mësosh si ta ushqesh trupin pa privime ekstreme, të heqësh dorë nga tepricat pa stres dhe pa ndjenja faji. Të dobësohesh “mirë” është e mundur vetëm nëse respekton ritmet e tua, dëgjon realisht nevojat e trupit dhe synon një mirëqenie që shkon përtej peshores. Nutricionisti Paolo Bianchini, shpjegon se:

Dietat drastike, që premtojnë rezultate të mrekullueshme, në fakt e stresojnë organizmin dhe dëmtojnë mirëqenien në tërësi. Përkundrazi, një qasje e bazuar në njohjen e mekanizmave biokimikë na lejon të ushqejmë trupin në momentet e duhura, të kalibrojmë marrjen e lëndëve ushqyese dhe të drejtojmë aktivitetin hormonal drejt konsumimit të dhjamit, pa sakrifikuar energjinë dhe humorin. Shpesh, janë pikërisht gjestet e vogla të përditshme që, kur futen në rutinë, nxisin reagime të sakta fiziologjike, “ri–ndezin” metabolizmin dhe e kthejnë dëshirën për t’u dobësuar në rezultat konkret, të qëndrueshëm dhe të përballueshëm.

Mos bëni jetë me uri, por mos rrini as pa ngrënë

Të heqësh qëllimisht dorë nga një vakt nuk është kurrë zgjidhje e mirë. Agjërimi i tipit “s’po ha fare që të dobësohem” prish përgjigjen hormonale dhe ngadalëson metabolizmin. Për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme, është thelbësore të ushqehesh rregullisht gjatë tre vakteve kryesore, në mënyrë që trupi të krijojë ekuilibrin hormonal të duhur. Bianchini e shpjegon kështu:

Nëse e anashkalon mëngjesin

Kortizoli (hormoni i stresit), që në mëngjes është natyrshëm më i lartë, mbetet i rritur më gjatë që do të thotë  më shumë ankth dhe stres. Sheqeri në gjak bëhet i paqëndrueshëm që do të thotë  më shumë  rënie energjie, vështirësi për t’u përqendruar. Grelina (hormoni i urisë) rritet që do të thotë  më shumë  ha shumë në drekë. Insulina bën një “pik” të fortë në vaktin e parë të ditës që do të thotë më shumë favorizohet depozitimi i dhjamit.

Nëse e anashkalon drekën

Glicemia bie në mes të ditës që do të thotë më shumë lodhje, mungesë përqendrimi. Kortizoli rritet për të kompensuar që do të thotë  më shumë nervozizëm, uri impulsive. Leptina (hormoni i ngopjes) ulet që do të thotë  më shumë rritet rreziku për t’u “shfrenuar” në darkë.

Nëse s’ha darkë

Hormoni i urisë mund të rritet aq shumë sa bëhet e vështirë të flesh nga uria. Rritet rreziku i zgjimeve natën ose i “sulmeve” ndaj frigoriferit të nesërmen.

Mbaj një rutinë të rregullt ushqimi

T’i hash vaktet kryesore në orare krejt të çrregullta mund të prishë ritmet hormonale të trupit dhe të favorizojë çrregullime metabolike që ndikojnë në kontrollin e peshës.

Është thelbësore të krijohet një rutinë e përditshme: të hash drekë dhe darkë në orare fiziologjikisht të përshtatshme, thotë Bianchini.

Sugjerimet e tij:

Rrit marrjen e proteinave

Kur qëllimi është të humbësh peshë, proteinat bëhen aleate kyçe. Ato nuk shërbejnë vetëm për të mbajtur muskujt të tonifikuar, por ndikojnë direkt në:

  • metabolizëm
  • ndjenjën e ngopjes
  • Krahasuar me karbohidratet dhe yndyrnat, proteinave u duhet më shumë energji për t’u tretur, prandaj ndihmojnë të djegësh më shumë kalori.
  • Njëkohësisht, ato mbajnë më stabël sheqerin në gjak, duke ulur pikat e urisë dhe “sulmet” ndaj ëmbëlsirave.

Sugjerimi Bianchini-t:

Zgjidh mëngjese të kripura në drekë dhe darkë prefero proteina shtazore: mish, peshk ose vezë, shoqëroji me perime të stinës, (që mund t’i kondimentosh me vaj ulliri extra i virgjër në fund ose gjalpë të pastruar gjatë gatimit, plus kripë, erëza, barishte aromatike).

Mund të hani deri në ngopje, pa u kufizuar me gramë, vetëm për të mos ndjerë uri pas një ore. Proteinat rrisin ndjesinë e ngopjes, stabilizojnë gliceminë dhe favorizojnë djegien e dhjamit trupor. Për më tepër, mbrojnë masën muskulare, që është thelbësore për të mbajtur metabolizmin aktiv.